Ad imageAd image

Fox News publikon studimin: Alex Soros është më radikal majtist se i ati

2 min lexim
Alex Soros mori përsipër perandorinë e babait të tij, George Soros, duke deklaruar se do jetë më politik se i ati.

 

Por sipas një studimi të publikuar nga rrjeti amerikan, Fox News, ai është edhe më radikal majtist se babai i tij. Studimi është bazuar në retorikën dhe aktivitetin e tij në median sociale.

Sipas Fox News, studimi i zgjeruar është kryer nga Qendra për Kërkime Mediatike.
 
37-vjeçari mori përsipër perandorinë multimiliardëshe të njohur edhe si Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.
 
“Alex e ka treguar veten se është më radikalisht majtist se babai i tij, për çështje që variojnë që nga mbështetja e abortit dhe aktivizmi për ndryshimet klimatike deri të propaganda e hapur anti-amerikane,” thuhet në studim.

Fox News thekson se që kur ka marrë perandorinë e babait, Alex Soros po shoqërohet me demokratët më të lartë amerikanë, duke shëtitur me avion privatë me personazhe të tilla si Bill Clinton.

“Tani, atij i janë dhënë çelësat e një gjiganti filantropik që derdh qindra milionë dollarë në organizatat që promovojnë kauza ekstremiste në SHBA dhe jashtë saj, që të paktën prej vitit 1984,”thekson studimi. “Fjalët e tij tregojnë se ai do jetë shumë më keq”.

Alex Soros ishte në Shqipëri bashkë me Bill Clinton si të ftuarit e Edi Ramës.

Mediat amerikane raportonin se kjo vizitë për llogari të një njeriu që hetohet për korruptimin e një zyrtari të lartë të FBI-së, e minon misionin e Sorosit. 

Ndani këtë artikull