Ad imageAd image

Franca nuk gjen paqe, fundjavë me protesta të mëdha

1 min lexim

Policia përdori të shtunën gazin lotsjellës ndaj “jelekëve të verdhë” në qytetin perëndimor francez Nantë, një fundjavë tjetër protestash antiqeveritare që kanë përfshirë Francën.

Protestat filluan nëntorin e kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Ato u shndërruan shpejt në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, pavarësisht se qeveria nxitoi të hiqte taksën e shtuar dhe të merrte masav të tjera me vlerë prej më shumë se 10 miliardë euro për të rritur fuqinë blerëse të njerëzve me të ardhura më të ulta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithë përplasjet me policinë në Nantë, demonstratat në qytetet e tjera kryesore franceze ishin paqësore, krahasuar me javët e fundit. Kjo pjesërisht si rrjedhojë e mobilizimit më të madh të policisë.

Në Paris, sipas ministrisë së brendshme franceze, marshuan rreth 3,100 vetë./

Ndani këtë artikull