Ad imageAd image

Frika e kthyer në Memo

2 min lexim

Para nisjes së seancës së sotme plenare, deputetët  socialistë janë udhëzuar më një memo të shpërndarë për grupin e PS-së që përmban arsyetimin  për dekretin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

I frikësuar nga përballja me Metën, Rama kërkon të ketë sa më shumë ushtarë të bindur si dele.  Në dokumentin që Rama ka urdhëruar të shpërndahet për ta thuhet se akti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit është absolutisht i pavlefshëm, pasi është nxjerrë nga organi publik jashtë kompetencave të tij si dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, (neni 108  e vijues i K. Pr. Administrative) dhe si i tillë konsiderohet një akt nul dhe nuk mund të prodhojë asnjë pasojë.

Por çfarë tregon në të vërtetë kjo memo e Ramës për delet e tij. Kjo tregon qartazi që Rama nuk është dhe aq prepotent se sa duket, ai është thjesht një frikacak. Frika nga përballja me një njeri që ai e njeh shumë mirë, sepse ka humbur në çdo betejë dhe përballje kundër tij, Ilir Metës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edi Rama që në fillim të karrierës së tij ka ecur para dhe ka avancuar në karrierë duke iu servilosur Ilir Metës.

Sa herë që Meta e ka mbështetur ai ka fituar, sa herë ka ndodhur e kundërta Rama ka humbur thellë.

Ndaj edhe memoja e mëngjesit të sotëm ishte thjesht memoja e frikës së madhe të Ramës.

Ndani këtë artikull