Ad imageAd image

Fytyra e Edi Ramës

1 min lexim

Pasi deputeti demokrat Edi Paloka hodhi bojë të zezë në fytyrën e kryeministrit Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi me insistim që Paloka të dilte nga seanca. Ai kërcënoi se do të kërkonte që të mblidhej Byroja e Kuvendit për përjashtimin e tij.

Paloka ka refuzuar të dalë nga salla, ndërkohë që shërbimi i Gardës në parlament i ka dalë përpara për të mos lejuar një sulm të dytë mbi kryeministrin. Paloka e ka hedhur bojën me një shiringë, pasi iu afrua Ramës tek vendi i tij, pas foltores. 

Seanca është ndërprerë nga Ruçi dhe do të vijojë kur Paloka të ketë lënë sallën. Ndërkohë, Ruçi, pasi priti disa minuta, thirri Byronë e Kuvendit për të marrë masa kundër deputetit demokrat.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 

ImageImageImageImage

ImageImage

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull