Ad imageAd image

Gafa e Bushatit ‘nxjerr zbuluar’ gazetarin e Edi Ramës

1 min lexim

Zbulohet gazetari i ERTV.

Edhe pse televizioni i kryeministrit Rama nuk e zbuloi asnjëherë me pamje dhe emër, ka qenë pikërisht ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati,  i cili zbuloi padashur emrin e gazetarit të ERTV. Dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetarin Alteo Hysi. Ministri Bushati teksa po komentonte një deklaratë të kreut të PD-së Lulzim Basha tha: “Alteo, sigurisht që duhen përpjekje”, teksa fliste për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gazetari Alteo Hysi ka intervistuar figura të njohura të qeverisë dhe jo vetëm, në studion karakteristike të ERTV-së. Ai është shfaqur gjithmonë me kurriz, dhe asnjëherë nuk ka zbuluar fytyrën. Gjatë intervistave të transmetuara, kemi mundur të shohim vetëm skeletin e syzeve të tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por pak minuta më parë, u kuptua qartë që Bushati e tha padashur emrin e gazetarit, por nuk e dimë se si kryeministri Rama do ta presë diçka të tillë, pasi me siguri qendron një arsye e fortë  pas faktit që Alteo Hysi nuk u shfaq asnjëherë as me pamjen dhe as me emrin e tij. /newsbomb.al/

 

10440928_10202923152791860_7896025651662957588_n-e1509980627668-642x470.jpg

Ndani këtë artikull