Ad imageAd image

‘Gati për rikthimin në seli’, Berisha: Vota bashkon PD-në! Basha ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt

2 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur pas mbledhjes asë Grupit të Rithemelimit, Berisha tha se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha tha se Basha është një ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt.

 

 

Berisha shtoi se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

 

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit, ndaj tani për PD-në kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij dhe kjo është e vërteta e padiskutueshme ndaj dhe ne jemi të vendosur për bashkimin e PD-së. Jemi të vendosur për të punuar për bashkimin e PD-së me të gjithë ata besojnë se vota e lirë duhet të bashkojë demokratët dhe mund tu them se ka një mirëkptim të gjerë në këtë drejtim gjatë këtyre ditëve.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.

Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realiziohet

Ndani këtë artikull