Ad imageAd image

Gazeta kryesore austriake: Ministri Ditmir Bushati u hoq se ishte kundër copëtimit të Kosovës

2 min lexim

Shkarkimi i ministrit Bushati prej kryeministri Rama vazhdon të bëjë jehonë ndërkombëtare. Ministri Bushati njihet si një nga mbrojtësit me të mëdhenjë të çështjes së Kosovës, sidomos ka kundërshtuar hapur dyshen Thaçi-Vuçiç.

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.

Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ai, jo vetëm që po zbut kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ka nxjerrë nga qeveria njeriun që kundërshtoi idenë e shkëmbimit territorial, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” shkruan gazetarja.

 

Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.

Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

“Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”, mbyllet shkrimi.

Ndani këtë artikull