Ad imageAd image

“Gazetarët janë krahasuar me derrë dhe qenë”, Cukali: Në janar Këshilli i Medias sjell alternativën e vetë rregullimit

1 min lexim

Anëtari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali teksa ka marrë pjesë në tryezën kundër ligjit të paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria ka thënë se ky ligj është një e keqe shumë e madhe dhe vetëm në Kinë shkon.

Më tej Cukali ka bërë të ditur se në janar Këshilli i Medias do të vijë me një alternative të re për vetë rregullimin, duke e konsideruar këtë një përgjigje kundër qeverisë dhe paketës anti-shpifje.

“Kjo është një e keqe shume e madhe. Nuk besoj se një vend është demokratik pa lirinë e shtypit. Vetëm ne Kine shkon kjo gjë. Ky ligj është ri mëshiruar tre here. Është ulur steka e standardit te medias.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gazetaret nuk lejohen ne konferencat e kryetarit te qeverise të marrin me vete live-n. Ky ligj si pasoje se kryeministri ka kaluar në një perceptim se media dhe gazetaret janë te këqinj. Pavarësisht se janë krahasuar me derra dhe qen.

Brenda janarit Këshilli i Medias do te vije me një alternativë te re për vetë rregullimit. Për te thënë se nuk jemi vetëm kundër këtij ligji por kemi alternative për ta rregulluar”, u shpreh Cukali.

Ndani këtë artikull