Ad imageAd image

Gazetari ironizon gjyqin e Tahirit: Rrezikon 10-20 vite burg dhe shkon në shtëpi!

1 min lexim

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, pas një seance gjyqësore maratonë, që zgjati rreth 8 orë, u mor zyrtarisht i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda në çështjen “Habilaj”.

Lidhur me seancën gjyqësore në fjalë ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës, Basir Çollaku.

Përmes një reagimi në Facebook, Çollaku tregon habinë e tij se si një person i akuzuar për një vepër të rëndë penale pas gjyqit shkon i lirë në shtëpi.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Saimir Tahiri zyrtarisht i pandehur, akuza trafik ndërkombetar droge, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës….
8 orë seancë për vendimin e dërgimit për shqyrtim gjyqësor…Pastaj i pandehuri, i akuzuar për një vepër të rëndë penale, që parashikon nga 10 ne 20 vite burg, shkon në shtëpi. Ditë e re, drejtësi e re…!!!!!!?!?!?! Po Rama”, shkruan Çollaku në reagimin e tij.

Ish ministri Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në grupim të strukturar kriminal dhe korrupsion.

Ndani këtë artikull