Ad imageAd image

Genc Pollo: Edi Rama, përgjegjës për dramën e naftëtarëve

2 min lexim

 

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Rama me naftëtarët, pas të cilit deklaroi se nuk do të paguhen pagat e prapambetura nga qeveria, por do të jepet një ndihmë financiare.

Në një postim në FB, Pollo shkruan se injorimi i pagave të naftëtarëve e bën atë përgjegjëse për dramën e familjeve të tyre në grevë urie.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nga shitja në ankand e rafinerisë së Ballshit në vitin 2016 duhet të përfitonin Tatimet e Doganat (miliona € detyrime të papaguara), punëtorët (miliona € në paga e sigurime) e kreditorët e shumtë. Të gjithë proporcionalisht sipas Kodit Civil! Në fakt përfitoi vetëm NJË banke!! Dhe të tjerët morën brrylin!

Qeveria e kishte detyrë të ndërhynte me Avokatin e Shtetit dhe të detyronte zbatimin e ligjit; por ajo nuk e bëri këtë. Qeveria nuk kishte hallin e lekëve të shtetit e as të punëtorëve.

Në këtë moment ngjizet tragjedia e naftëtarëve të Ballshit. Kur Edi Rama thotë se problemi i naftëtarëve grevistë është çështje mes privatësh është e pakët t’a quash Ponc Pilat që po lan duart. Ky i fundit nuk kishte interesa materiale në konfliktin mes Judejve e Jesuit.

Injorimi nga qeveria i borxhit ndaj Tatimeve e Doganave la një gropë në buxhet. Por mes gropave të PPP-ve ajo është një ndër të shumtat.

Injorimi nga qeveria i pagave të naftëtarëve e bën atë përgjegjëse për dramën e familjeve të tyre në grevë urie. Sot Edi Rama është personalisht përgjegjës dhe nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësia. Detyrimi është ligjor, politik e moral.

Në instancë të fundit do të përmbushet nga shqiptarët në rrugë, sheshe e qendra votimi”, shprehet Pollo.

Ndani këtë artikull