Ad imageAd image

Gënjeshtar i sëmurë/ Basha: Në shkurt të ‘91, isha me pantallona të shkurtra kur tërhoqa litarin e bustit

2 min lexim

 

Gënjeshtra dhe Lulzim Basha janë të pandarë. Kryetari i shkarkuar i PD ka ndërtuar karrierën e tij politike mbi gënjeshtrën. Edhe pse rrenat po i demaskohen çdo ditë, sërish deputeti Basha këput mufkën e radhës. E bëri përsëri sot.

Nga sheshi ‘Skënderbej’ ku foli për dekomunistizimin, Basha tha, sipas Dritare.net, se ai kishte qenë te busti i Enverit kur u rrëzua, i veshur ne pantallona të shkurtra si dhe kishte tërhequr litarin e shtatores. E kishte bërë këtë bashkë me studentët. Dy gënjeshtra të pacipa.

- reklamë -
Ad imageAd image

E para, në muajin shkurt me temperatura dimri, Basha nuk mund të ketë qenë me pantallona të shkurtra sepse të gjithë e dimë që është ftohtë. Në një fjali, del në pah gënjeshtra. Ai as nuk e ka idenë se kur dhe si nisi revolta popullore antikomuniste, aq më pak si u rrëzua busti.

Së dyti, tha se ishin studentët që rrëzuan bustin.

Mirë që gënjen për pantallonat e shkurtra në 20 shkurt 1991, por Basha nuk di as historinë. Thotë se bustin e diktatorit e rrëzuan bashkë me studentët, atëherë kur studentët ishin në grevë urie për një sërë kërkesash, mes tyre edhe ajo për heqjen e emrit ‘Enver Hoxha’ nga Universiteti i Tiranës.

Lulzim Basha është një shaka me dy sy që ecën. Mirë bëni të mos e dëgjoni kur shfaqet në ekran, sepsë nuk di ça flet…

Ndani këtë artikull