Ad imageAd image

‘Gënjeshtar pa shërim’/Vasili kujton Ramën ministër.Ja ç’deklaronte për Teatrin

1 min lexim

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai ka shpërndarë në Facebook një deklaratë të Edi Ramës kur ishte ministër i kulturës, i cili jo vetëm që nuk deklaronte shembjen e godinës, por premtonte shtimin e një salle tjetër.
“Sa shumë ka gënjyer gjithmonë ky njeri! Me siguri do të thotë që nuk është ai në këtë VIDEO, sepse ky në video thotë: do të shtoj edhe një sallë në Teatrin Kombëtar 20 vjet më parë kur ishte Ministër i Kulturës. Ndërsa ky i vërteti e shembi Teatrin dhe dhunoi artistët. S’ke çfarë i bën, Genjështar pa shërim!”, shkruan Vasili.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull