Ad imageAd image

“Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët!”, Presidenti Meta uron Ditën e Pavarësisë: 108 vite janë mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

1 min lexim

Nga Ilir Meta.

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

- reklamë -
Ad imageAd image

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor

1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletini! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen

Ndani këtë artikull