Ad imageAd image

Gjermania ia plas në sy Ramës: Lëri fjalët, duhen reforma

1 min lexim

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministri Rama, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas nuk mund të kishte qenë më i drejtpërdrejtë.

Maas ia tha në sy Ramës opinionin e Gjermanisë në lidhje me rrugën europiane të Shqipërisë.

“Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nëse do të vijoni rrugën, atëherë përmbushni kushtet”, ishte mesazhi i tij që e vuri jo pak në siklet Kryeministrin e Shqipërisë që propagandon se qeveria e tij i ka përmbushur detyrat e BE-së.  

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull