Ad imageAd image

Gjermania, kusht për negociatat, Glos: Zbatoni reformën zgjedhore dhe…  

1 min lexim

Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë dy kushtet e panegociueshme që Bundestagu Gjerman të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Walter Glos, ka qenë i prerë në fjalën e tij, duke theksuar se vetëm pas realizimit me korrektësi të këtyre dy reformave, Gjermania do të heqë kushtëzimin për pranimin e negociatave.

Por Glos ka deklaruar se mbetet skeptik për hapjen e negociatave sepse nga Holanda dhe Franca nuk po vijnë lajme pozitive.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa sqaroi situatën në raport me Maqedoninë, ku theksoi se nëse për vendin tonë ka kushtëzim, për Maqedoninë ka lehtësim, sa i përket vendimit për hapjen e negociatave.

Shqipëria ndodhet në një fazë ku pret vendimet e shteteve anëtare të Bashkimit Europian të cilat kanë në dorë fatin e vendit për hapjen e negociatave. TV SCAN

Ndani këtë artikull