Ad imageAd image

Gjosha: Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor

1 min lexim

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, thotë se me vendimin e sotëm, Kolegji Zgjedhor vulosi diktaturën. ”Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre”.

Postimi i plotë

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!

- reklamë -
Ad imageAd image

Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë se Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor.

Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull