Ad imageAd image

Gruaja hidhet nga kati i 4 i pallatit në Tiranë/ Humb jetën në vend

1 min lexim

Një grua është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, në Tiranë.

 

Policia njofton se “gruaja dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës”.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Viktima është identifikuar si shtetasja  H. R., 92 vjeçe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull