Ad imageAd image

Hahn e konfirmon edhe një herë: Negociatat me Shqipërinë nuk janë hapur

1 min lexim

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, i pranishëm në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Londër, ka njoftuar se do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Ai do të zhvillojë një tur ballkanik që nis me Shkupin dhe qëllimi saj është sqarimi i hapave të mëtejshëm të integrimit pas kushteve te reja të dhëna për të dy vendet nga Komisioni Evropian.

“Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, tha Hahn, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull