Ad imageAd image

Hajdutët e atdheut ‘nderojnë’ dëshmorët e atdheut

2 min lexim
 

Edi Rama dhe Erion Veliaj mund të jenë ndjerë mirë kur u pritën nga një grup nostalgjikësh të Enver Hoxhës për homazhet te Varrezat e Dëshmorëve.

Vërtet kjo është një diktaturë ku gjithçka kontrollohet nga një njeri, por ndryshe nga ajo e Enver Hoxhës, ajo nuk bazohet në ideologji, por vetëm në krim dhe vjedhje.

Ndaj dy hajdutët e atdheut bënin sikur ishin të përvuajtur në shi kur përuleshin përpara dëshmorëve. 

Ata dhanë jetën për atdheun, këta po e thajnë në palcë vendin.

Në kët mobokraci, një diktaturë e drogës dhe korrupsionit, ata janë simbolet më të neveritshme.

Së bashku kanë gatuar një prej aferave më të tmerrshme në historinë e shtetit shqiptar, atë të inceneratorëve, që i ka shkaktuar shtetit një gjakderdhje financiare prej qindra milionë eurosh.

Në vend që të ishin të dy në pranga, disa ‘ushtarë’ të tyre kanë përfunduar në qeli për të justifikuar punën e drejtësisë së partisë.

Por përveç aferave të përbashkëta, skandalet e përveçme të tyre janë të frikshme.

Dosja 5D e Erion Veliajt shënon rastin e parë në historinë e shtetit shqiptar kur zyrtarët vjedhin 100 përqind të fondeve.

Kurse lista e skandaleve të Edi Ramës nuk ka të sosur. Ajo nis me koncesionet dhe përfundon tek milionat që i ka dhënë familjes së tij të ngushtë.

Kurrë në historinë e shtetit tonë, madje as në kontinent e më gjerë në botë, nuk janë regjistruar të tilla vjedhje.

Prandaj përpjekja për t’u identifikuar me diktaturën e Enver Hoxhës është vetëm një maskim.

Diktatura e tyre është shumë më e keqe.

Ndani këtë artikull