Ad imageAd image

Hapja e negociatave, Holanda: Të shohim raportin…pastaj flasim

1 min lexim

Ministri i Jashtëm Holandës, një prej vendeve më skeptike për kushtet e plotësuara nga Shqipëria në rrugën drejt hapjes së negociatave, është shprehur ditën e sotme se nuk ka asnjë vendim, të paktën deri sa të shikohet raporti i KE-së.

Në një konferencë me Ditmir Bushatin, Stef Blok tha se raporti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e kërkuara para hapjes së negociatave do të jetë vendimtar për votën e Holandës në Qershorin e vitit 2019.

“Pa pasur këtë raport në dorë nuk mund të them asgjë për qëndrimin tonë përfundimtar”, tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Të njëjtin mesazh u kam dhënë edhe vendeve të tjera aspiruese”,  tha ai.

Ndërsa Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh shpresëplotë për një vendim pozitiv të KE-së dhe vendeve anëtare në Qershor.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull