Ad imageAd image

Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti

1 min lexim

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se para luftës ka qenë engjëll ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

ramush-haradinaj2-780×439
“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Haradinaj thotë se nuk kërkon amnisti tash për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë.

Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Ndani këtë artikull