Ad imageAd image

‘Huamarrja e re prej 500 milion eurosh është e dyshimtë’, Meta: Tronditje për borxhin publik që ka shkuar 107 %

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se huamarrja e re prej 500 milion eurosh është tepër e dyshimtë.

Kjo pasi sipas tij, vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve gjatë vitit 2022, qeveria ka arkëtuar 520 milion dollarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ai thotë se kjo huamarrje duhet të jetë një tronditje tjetër për borxhin publik dhe sipas tij pritet të rritet akoma dhe më shumë.

“Edhe pse, si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD në vitin 2022, është tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milion eurosh, që Qeveria ka planifikuar. Kjo huamarrje do të jetë një tjetër tronditje për borxhin publik, i cili aktualisht është 107% dhe pritet të rritet akoma dhe më shumë”, është shprehur Meta.

 

Ndani këtë artikull