Ad imageAd image

I denoncuar nga Berisha, publikohet momenti i arrestimit të drejtorit të PS, hajdut në Spanjë

1 min lexim

 

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të zyrtarit të PS-së, Alfred Prodanit, 41-vjeçarit nga Kurbini që ishte shpallut në kërkim nga Interpoli për vjedhje të kryera në Spanjë në vitin 2013.

Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Kurbin.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Zyrtarisht sot u njoftua se në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.

 

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve në vitin 2019 ka publikuar pamjet e Prodanit si drejtor, në takim me ish-deputetin socialist Alqi Bllako, edhe ai në burg sot për çështjen e inceneratorëve./ar.sh/SYRI.NET

Ndani këtë artikull