Ad imageAd image

I zënë ngushtë, Rama mbledh Kryesinë e PS. Priten surpriza në kongres

3 min lexim

Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama pritet të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste. Çështja kryesore është ngërçi politik që po përjeton dhe strategjia që do të ndjekë në vijim për të kapërcyer krizën, hapat e mëtejshëm. E gjithë kjo në kushtet kur PS po përgatit të mbajë më 23 mars, Kongresin e saj. Nuk jepen detaje të tjera nga axhenda e ditës, për t’ia lënë risitë dhe befasitë, me sa duket, Kongresit, ku natyrisht pritet të shpallet se cilët do të jenë kandidatët për kryebashkiakë. 

Deri tani, Rama është përballur me protestat e opozitës dhe ka vazhduar me ngulm të plotësojë ditë pas dite, vendet bosh të deputetëve të opozitës me deputetë të blerë nga listat e kandidatëve e tyre duke synuar mbajtjen e pushtetit dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale siç janë përcaktuar, duke përjashtuar çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu, PS do të vijojë të mbajë një qëndrim të prerë për të ofruar dialog me opozitën, por edhe duke u përpjekur që të mos lëshojë pe sa i përket ndryshimit të mundshëm të datës së mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Socialistët në vazhdimësi janë përpjekur që të bëjnë të qartë se zgjedhjet do mbahen në datën e dekretuar nga presidenti më 30 qershor..

***

PS mbledh Kongresin në 23 mars, zbulohen vendimet që do merren

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në datën 23 mars, në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se vendimi për mbledhjen e Kongresit të shtunën është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë mëngjesin e sotëm.

Burime nga mbledhja e Kryesisë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Kongresi do te jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme. Fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiake vetëm për qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite. Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

Ftesa për ish kryeministrat e PS është bërë sipas përcaktimeve të statutit, ku ndër të tjera thuhet se në Kongres ftohen të gjithë ish-kryeministrat e PS dhe ish-kryetarët socialistë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull