Ad imageAd image

Ilaçet/ Vasili sulmon Ramën: Llafazan ambulant, u hoqe të drejtën e jetës njerëzve

2 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, lidhur me listën për barnat e rimbursueshme.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili e cilëson Ramën si “kryeministër portali”. 

Mes të tjerash, Vasili pohoi se, i është drejtuar publikisht Ramës që t’i zgjidhë dhe të lërë propagandën me shëndetin, ndërsa shtoi se ‘problemet ishin kritike për pacientet me këtë listë’.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerëzve por lista e barnave e kaloi çdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejtën e jetës qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore”,- shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

“Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.
I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.

Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t’i thote.

Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.

Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes”.

Ndani këtë artikull