Ad imageAd image

Ilir Meta përkujton në 56-vjetorin e lindjes, ish-Presidentin Bujar Nishani

1 min lexim

 

Ish-Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot, një nga miqtë e tij të çmuar që nuk është më në jetë: Ish-Presidentin Bujar Nishani. Në një mesazh të publikuar në Fb, Ilir Meta shprehet:

“Sot, më 29 shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik.”

 

Ish-Presidenti Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1964 dhe ndërroi jetë më 28 maj 2022 në Gjermani.

Ndani këtë artikull