Ad imageAd image

Ina Zhupa: Veliaj harxhon 586 milion euro buxhet, rrugët e Tiranës makth për qytetarët

1 min lexim

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar një video vëzhgim në mbi 50 rrugë të kryeqytetit, ku rezulton se gjendja e tyre është e mjerueshme. Zhupa,  shkruan  në rrjetet sociale se vëzhgimi i referohet rrugëve në qendër të kryeqytetit, ndërsa  thotë ajo në periferi situata është ende me problematike.

“Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës”, shkruan zëdhënsja e partisë demokratike.”

”Tirana sot” thotë Zhupa, ”sipas Veliajt, është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat,  ndërsa  infrastruktura rrugore  i ngjan rrugëve të një fshati të humbur ku jetojnë 5 banorë edhe asnjë nuk ka interes të investojë.”

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull