Ad imageAd image

Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon urdhër-arreste, mes tyre 1 gazetar

1 min lexim
 

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

TV Klan raporton se urdhër-arreste janë lëshuar për Denisa Tollkuçin, Dashamir Ymeraj, për gazetarin Endrit Habilaj dhe për disa shtetas të huaj. 

Kujtojmë se inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. 

Disa muaj më parë, në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Ndani këtë artikull