Ad imageAd image

Integrimi në BE/ Kashahu, Ramës: Ke një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën

2 min lexim

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu pohoi se kryeministri Edi Rama ka një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën sa i takon çështjes së integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Përmes një reagimi në Facebook, zyrtari i selisë blu thekson se, Rama është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm, ndërsa ka nxjerrë edhe një video nga deklaratat e Ramës dy vite më parë.

 
 

Postimi i Arben Kashahut:

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

“Marrëdhënia e pashpresë e Ramës me të VËRTETËN

 
 

E vetmja mënyrë që Rama di të përballet me një të VËRTETË E MADHE sic është dështimi i plotë gjatë qeverisjes së tij i procesit të integrimit në BE, është fabrikimi i një GËNJESHTRE TË MADHE. Është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm. E vërteta është se ai me qeverisjen e tij 7 vjecare ka dëmtuar aspiratën europiane të shqiptarëve ndërkohë që ka ushqyer aspiratën e kriminelëve, trafikantëve dhe klientëve të qeverisë së tij për ta mbajtur vendin sa më larg Bashkimit Europian. Materiali më poshtë është një ilustrim se si e vërteta është pikërisht e kundërta e asaj që thotë Rama”.

Ndani këtë artikull