Ad imageAd image

‘Interesi i vendit është sakrificë ‘- Meta: Një Agim i Ri po lind!

2 min lexim
Avokati i njohur Genc Gjoktaj e ka përshendetur kryediplomaten e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, për mendimet dhe gjykimet e saj të kthjellëta, pas intervistës që dha në “Çim Peka Live”. Në një mesazh konçiz në Fb, Gjokutaj citoi: “Interesi i vendit është sakrificë! Rruga e lehte është korrupsion! – Konkluzion nga dëgjesa me Ministren e Jashtme te Republikes se Kosoves Zonjes Donika Gërvalla-Schëarz!”
 

Menjëhërë këtij mesazhi i është përgjigjur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kujtoi thënien apostolike të Dritero Agollit “Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi!”  

 

“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja, – shkroi ai, –  se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.

Por një Agim i Ri po lind i dashur avokat, – i kujtoi Meta, Gjokutajt, – si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfellow te poema e tij kushtuar Skënderbeut! Pesë prioritetet për 4 milion shqiptarë plus, janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”! Iku Internacionalja e mashtruesve, avokat!  Iku, sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki!” përfundoi Meta.

Ndani këtë artikull