Ad imageAd image

Ironia e ish-ministrit me portalet e Ramës: Dy herë në muaj jam në burg sipas atyre

1 min lexim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar ngjarjet e fundit në Ministrinë e Drjetësisë ku pati disa arrestimi.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me këtë çështje, dhe për lajmet në media se organi i akuzës po heton edhe punën e tre ish-ministrave, Manjani tha se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Ai tha se gjatë javëve të fundit është arrestuar disa herë nga portalet dhe mediat qeveritare.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Ka disa portale dhe media që i shërbejnë qeverisë që na arrestojnë njëherë në dy muaj. Organi i akuzës le të na thërrasë, unë jam qytetar i lirë, do i përgjigjem pyetjeve nëse kanë. Kjo është një histori që mbyllet këtu, nuk harxhoj asnjë sekondë kohë për këtë çështje. Nëpërmjet jush po e marr vesh për këtë çështje, që paska dhe të arrestuar. Nuk e di te kush portal duhet të shkoj të vuaj dënimin’, u shpreh Manjani.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull