Ad imageAd image

Ironizion Paloka: ‘Kur ka të drejtë, duhet t’i japim të drejtë’

1 min lexim

Ditën e sotme disa të rinj e kanë qëlluar me vezë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte nisur në një dëgjesë me aktorët për çështjen e  Teatrit Kombëtar.

Ata kanë ndërmarrë këtë akt në shenjë protestë kundër prishjes se Teatrit Kombëtar, në favor të ngritjes së kullave të klientëve të Ramës dhe Veliajt.

Me anë të një fotomontazhi Veliaj është tallur me faktin që se kapi asnjë prej vezëve të gjuajtura drejt tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, nuk ka vonuar të kundërpërgjigjet. Së fundmi, ai publikoi një fotomontazh duke ironizuar Veliajn.

35236655 1907399266224717 488489874937085952 n

‘’Kur ka te drejte , duhet ti japim te drejte.
Moret vesh ju te Forumit, heren tjeter terezitjani mire dhe zgerlaqjani surratin pa e lene te perdridhet .’’, shkruan Paloka në Facebook.

 

 

Ndani këtë artikull