Ad imageAd image

Ish-anëtari i KQZ: Zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë më të këqijat

2 min lexim

Hysen Osmanaj, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2017, deklaroi në “Ditari” në A2 CNN se e ndjen veten keq që ka certifikuar zgjedhjet e vitit 2017.

Një ditë pas publikimit të audiopërgjimeve në “Bild”, Osmanaj u shpreh: “Ka patur informacione të tërthorta gjithmonë për shitblerje dhe tani e ndjej moralisht veten keq që kemi certifikuar zgjedhjet e vitit 2017. Është shkelur Kushtetuta për zgjedhje të lira dhe të gjitha procedurat e Kodit Zgjedhor për lirinë e votimeve”.

Osmanaj shtoi se “krimi zgjedhor nuk ka qenë në përmasa të tilla vite më përpara, nuk ka ndodhur të ketë krim zgjedhor në nivele kaq të larta”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Këtu duket se është kryeministri dirigjenti kryesor në intimidimin dhe blerjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë më të këqijat”, nënvizoi Osmanaj.

Ish-anëtari i KQZ-së theksoi se “përgjegjësinë për zgjedhje të lira dhe demokratike e ka vetëm qeveria”.

“Në një vend të vogël si Shqipëria, blerja e votive ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe çdo qeveri që ka ndërmend të manipulojë zgjedhjet, mund ta bëjë këtë me shumë pak vështirësi. Kemi biseduar me vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe kanë pasur shqetësimet e tyre për shitblerjen, por në KQZ nuk kanë ardhur prova për shitblerje. Mendoj se me daljen e këtyre përgjimeve, të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para bankës së të akuzuarve dhe kryeministri duhet të japë dorëheqjen”, tha Osmanaj.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull