Ad imageAd image

Ish-ministri mbështet propozimin e PD: A drejtohemi nga drogaxhinj?

1 min lexim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me propozimin e PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës i cili nuk u pranua. Manjani shprehet se, për fat të keq propozimi i PD, nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.

Sipas Manjanit, koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Postimi i plotë:

- reklamë -
Ad imageAd image

Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.

Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky! Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje.

Kurrë nuk është vonë…

Ndani këtë artikull