Ad imageAd image

Ish-ministri: Te inceneratorët, është mafia e ulur këmbëkryq

1 min lexim

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se te inceneratorët është mafia e ulur këmbëkryq.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se kemi të bëjmë me krim financiar, urban e mjedisor.

Reagimi

Në postimin në FB, Manjani shkruan:

In-ce-ne-ra-torët!
Skandali i inceneratorëve, ironia e Salianjit me maxhorancën
Nuk ka çështje tjetër që kërkon zbërthim ligjor dhe përgjegjësi penale.

Aty është mafia e ulur këmbëkryq.

Është po e njëjta mafie që trafikon drogë, përplas dhunshëm shqiptarët në emër të larjes së hesapeve, shpopullon vendit e madje shet edhe kufinjtë shtetërorë.

Po u zbërthye mafia e incenerimit del ashiqare mafia.

Parlamenti i së enjtes, Dick Martin, “fajin e ka Berisha” e propaganda e Yurit janë thjesht kolla që fsheh pordhët.

Skema e inceneratorëve tregon thelbin e gjësë. E kuptoni apo jo?

Lidhen kontrata për incenerim, po s’ka inceneratorë. Vjedhja e parë.

Pastaj i futën paratë që vodhën në skemë evazioni për të vjedhë edhe taksat. Vjedhja e dytë.

Kjo nuk është më shpërdorim i detyrës, por vjedhje dyfish në detyrë!

Krim i organizuar deri në detaj.

Krim financiar, urban e mjedisor.

Veprimtari e pastër mafioze

Ndani këtë artikull