Ad imageAd image

Italia hap sot kufijtë për turistët nga BE

1 min lexim

 

Në zbutjen e mëtejshme të masave të koronavirusit, Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.

Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusin masat duke iu ruajtur një vale të dytë vrasëse të pandemisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE dhe Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.

Lejimi nuk do të përfshirë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.

Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 vdekje.

Ndani këtë artikull