Deklarata e fortë e deputetit të LSI-së: Çfarë po bën Rama për të përçarë banorët

E Enjte, 29 November 2018 19:56

Banorët e Unazës së re janë duke u përçarë nga deputetët e PS-së.

Denoncimi është bërë nga deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për SYRI.net.

Braimllari është shprehur se banorët janë të bindur për të vazhduar deri në fund protestën e tyre.

Intervista e Endrit Braimllarit për SYRI.net:

Ka informacione se Blerina Gjylameti dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste po negociojnë me banorët e zonës që këta të fundit të pranojnë ofertën e qeverisë, nuk e di a e keni këtë informacion?

Është e turpshme se si Edi Rama sjell deputetë të Partisë Socialiste tek Unaza e Re, jo për të dëgjuar këto banorët, por për të futur përçarje dhe intriga tek njëri tjetri. Jam në dijeni nga vetë banorët që ka pasur përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët i kanë shkuar shtëpi më shtëpi, për ti thënë që mos dilni në protestë, për të ulur ritmin e protestës sepse ne do gjejmë një zgjidhje për ju, por kjo gjë nuk ka të bëjë më një individ, kjo ka të bëjë më besimin që duhet të kenë qytetarët. Edi Rama, jo vetëm Blerina Gjylametin të sjelli këtu, por të sjelli kë të deputetë të dojë, këto banorë janë të vendosur për ti shkuar deri në fund sepse këto kërkojnë drejtësi.

Sot ka rënë kauza e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, bashkëqeverisje me qytetarët, nëse do të kishim një bashkëqeverisje me qytetarët, do të kishim bashkëqeverisje me këto banorë këtu, duhet tu kishë dëgjuar zërin këtu dhe ndihmuar këto banorë, por nuk ka një bashkëqeverisje me qytetarët, ka një bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe oligarkinë. Blerina Gjylameti, edhe kushdo tjetër deputetë të mos guxojë të takojë dhe të përçajë banorët, por të vijë këtu së bashku me drejtorinë e rrugëve dhe institucionet e tjera për të dëgjuar zërin e këtyre banorëve.

Por nuk kanë guximin ta bëjnë këtë gjë sepse erdhën këtu edhe i mashtruan në sytë e të gjithë shqiptarëve, e keni me zë dhe figurë Edi Ramën kur i thotë që edhe Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk shemben. Pra ai ka premtuar në fushatë, që do tua legalizojmë shtëpitë nuk do ua shembim deri sa i mori votën dhe sot nuk ka guxim të vijë ditën ti dëgjojë, por vjen si skuth natën dhe kjo është pabesia e Edi Ramës ndaj qytetarëve të këtij vendi. Ndaj ne sot më shumë se kurrë jemi të bindur që të gjithë së bashku do të jemi këtu për të protestuar, për ta larguar një herë e përgjithmonë Edi Ramën sepse jo vetëm banorët e Unazës, por janë edhe banorët e Bulevardit të Ri, janë banorët e Shkozës që kërkojnë drejtësi dhe zgjidhje.

Nga krahu tjetër ka patur një tentativë nga ana e kreybashkiakut sidomos nga ana e kryeministrit për ti për ti përçarë banorët duke pretenduar se shumë prej tyre kanë pranuar ofertën për të shkuar në Shkozë dhe për të marrë banesa sociale apo bonusin e qerasë, si e shpjegoni këtë lëvizje të mazhorancës?

Z.Xhelili, përfshirja e kryetarit të bashkisë të Tiranës në këtë histori thellon akoma më shumë korrupsionin, thellon akoma më shumë pabesinë. Përfshirja e Erion Veliaj-t në këtë situatë ka të bëjë më shumë për kapital politik sepse Erion Veliaj do të rrisë kredencialet e tij politik tek Edi Rama për të siguruar kandidimin sepse është vetë në ditët më të zeza.

Këtu nuk përçarje mes banorësh, këtu ka vendosmëri për të vazhduar përpara sepse e kam thënë edhe ditën e parë edhe e them, kjo nuk është një protestë politike, kjo është një protestë qytetare dhe nuk përçahen sepse këto protestojnë për të drejtën e tyre, për pronën ku ka 28 vite që derdhin djersë për ta ndërtuar dhe Edi Rama po ja mohon vetëm me një kryq në derën e tij.

Si do të ndjehet Edi Rama, çdo deputeti i Partisë Socialiste, çdo anëtar i Partisë Socialiste, çdo qytetar i këtij vendi nëse në një ditë të mirë në mëngjes vjen një përfaqësues dhe në derën e shtëpisë vendos një X dhe thotë nesër kjo shtëpi do të jetë. Çfarë përjeton ai fëmijë aty që ka 28 vite që është rritur në këtë zonë, çfarë përfiton ai familjar që ka derdhur djerse dhe mund për ta ndërtuar këtë shtëpi.

Kjo është pabesia e Edi Ramës sepse Edi Rama nuk kupton ndjenjën e familjes, nuk kupton hallet dhe problem e shqiptarëve sepse ai ka kohë që është larguar nga qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Lidhja e Edi Ramës është me krimin e organizuar dhe me oligarkët dhe jo me qytetarët e këtij vendi.

Përse kanë të drejtë banorët dhe jo qeveria në këtë situatë?

Po, është shumë e drejtë që banorët kanë të drejtë dhe janë në të drejtën e tyre. Pse? E para, kanë 28 vite që paguajnë taksat. E dyta, në këtë zonë ku ne po protestojmë sot dhe i jemi bashkëngjitur protestës së banorëve, ka tre tipologji. Ke disa ndërtesa që janë të legalizuar, ke disa ndërtesa që janë në proces legalizimi dhe ke disa të tjera të cilat nuk kanë aplikuar. Atëherë, si ka mundësi që kjo ka qenë zonë në zhvillim, pranë ka qenë njollë ku nuk mund të ndërtohet dhe ALUIZNI apo institucionet përkatëse i kanë pajisur këta me certifikatë pronësie. Nga ana tjetër, si ka mundësi që ALUIZNI ka pranuar që të vijnë e të bëjnë matjet këtu, të paguhen faturat e ALUIZNIT dhe të ndjekë procedurat. Pra, kjo tregon që janë në të drejtën e tyre. Pastaj, vulën e të drejtës së tyre ia vë vetë Edi Rama, ku i thotë në fushatë që Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk do preken dhe do legalizohen. Pra, këta janë në të drejtën e tyre legjitime. Opozita është në krah të qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...