Bushati: Deklaratat e Ramës të rrezikshme, BE se merr seriozisht

E Enjte, 29 November 2018 22:42

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë. Bushati tha se deklaratat e Ramës kundër Bashkimit Europian, janë më të rrezikshmet që kanë ndodhur ndonjëherë në politikën e jashtme shqiptare të 5 viteve të fundit. Ai i krahasoi me deklaratat e dikurshme të Berishës, se ka një albanofobi ndaj shqiptarëve. Por, Bushati u shpreh se sot Rama nuk merret aq seriozisht sa Berisha për këto deklarata, sepse ndërkombëtarët e perceptojnë atë si një shoëmen që është më shumë i interesuar për selfie se sa si një lider që bën deklarata serioze.

 

“Për mendimin tim, kjo është një nga gjërat më të rrezikshme që ka ndodhur në politikën e jashtme të Shqipërisë, 5 vitet e fundit. Aksi 30 vjecar kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë, ka qenë, bashkim kombëtar në kuadër të integrimit europian. Sot, për herë të parë në 30 vjet, është hedhur teza “Bashkim Kombëtar, si kundërvënie ndaj Bashkimit Europian”. Po i marr të gjitha pikat që u ndal Rama. Një Evropë, që sillet në mënyrë dyfytyrëshe, kur flet për Kosovën dhe Serbinë. Një Europë, që refuzon duke gënjyer Kosovën, kur i thotë për demarkacionin thotë Rama dhe prap nuk i jep vizat. Pra, ka një tendencë, ndaj pjesës shqiptaro kosovare të kombit.

 

Ne na shesin, përralla thotë, sepse për problemet e tyre të brendshme, ne nuk na hapin negociatat. Cfarë ka më shumë albanofobia e Berishës në 2008, nga vizatimi që i bën Rama kësaj Europe, që jo për një gjë por që qënka një front kundër kombit shqiptar? Prandaj, u dashka bërë bashkimi. Po të shohën enumeracionin e shembujve që jep Rama, duket sikur Europa e ka me të gjithë shqiptarët. Kur Berisha kaloi në tone nacionaliste, u trondit nga Amerika, deri në Bruksel e deri ne Berlin, sepse doktori me thasin e rrezikshëm që mban mbi shpinë, e ka provuar që mund ti vërë dhe flakën trojeve shqiptare. Kurse, këtë të shkretin e marrin si një shoëmen karagjoz, që edhe kur bën nga këto gjëra, e ka kot sa për të bërë selfie me flamur. Prandaj, nuk kemi sot reagime për të njëjtën gjuhë dhe për të njëjtën urrejtje që hidhet në treg nga BE-së”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...