Tusk viziton Shqipërinë më 24 prill

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë javën e ardhshme rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se do t'i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

"Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t'i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij", tha Tusk.

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh./radioevropaelire

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...