Analisti tregon çelësin e suksesit të çeljes së negociatave: Vetëm propaganda e Ramës

E Enjte, 19 Prill 2018 19:48

Duke komentuar lajmin e dhënies së rekomandimit nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, analisti Fatos Lubonja tha në një lidhje me Skype me News24, se negociatat nuk janë hyrje në Evropë.

“Edhe sikur të ndodhte ndonjë mrekulli, të hysh në Evropë si një qytetar i dorës së fundit…e vetmja e mirë që ka kjo hyrja në Evropë, është se bën propagandë qeveria për të gënjyer shqiptarët. Kur hyjmë në NATO u bë sikur u bë nami, por jemi në këtë gjendje, edhe heqja e vizave, u përdor për të ikur njerëzit nga Shqipëria më lehtë”.

Sipas Lubonjës, “Brukseli jo se nuk e di gjendjen, por i duhet ta justifikojë këtë propozim për arsye që ky është inkurajim për projektin evropian që është në kërcënim nga nacionalizmat në vendet kryesore, në vendet e tjera, si Rusia që në një Ballkan mund të fusë putrën e saj më kollaj. Këto arsye duhen justufikuar edhe me një raport që flet për gjëra pozitive.

Reforma në drejtësi, unë ngulmoj se është një dështim total, ka krijuar kaos në drejtësi dhe është kapje nga një palë e vetme, sikurse ka qenë dhe më parë e kapur, ka qenë e korruptuar po asgjë nuk garanton që s’do jetë më e korruptuar”.

Duke komentuar deklaratat e Macron, Presidenti i Francës, Lubonja u shpreh:

“Evropa është në rrezik për të humbur projekti, për tu desintegruar e një forcim do e bënte edhe më të sukseshme integrimin e vendeve të tjera edhe më vonë. Ndërsa në një Evropë që ka dyshime të mëdha për këtë projekt, të futësh dhe të tjerë është gati gati të krijosh mundësinë e një largimi definitiv nga Evropa, si Britania”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...