×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti/ Autonomia vendore e cunguar, bashkitë varen financiarisht nga qeveria

Tuesday, 08 May 2018 20:16

Autonomia financiare e 61 bashkive në vend është në nivel të ulët, ku pjesa më e madhe e tyre varen drejtpërsëdrejti nga transfertat e buxhetit të shtetit. 

Në këtë konkluzion del raporti për financat publike vendore për vitin 2017, ku evidentohet se mbi 85 për qind e bashkive kanë një nivel autonomie financiare nën mesataren kombëtare.

Këto rezultatet tregojnë për një varësi të lartë nga burimet financiare të transferuara nga qeveria qendrore dhe për pasojë, në raport ngrihet shqetësimi se ndërmarrja e investimeve strategjike me vlera të larta bëhet më e vështirë si pasojë e pamundësive financiare,  gërshetuar me hapësirën e kufizuar për huamarrje vendore.

Sipas raportit, burimet financiare totale në dispozicion të qeverisjes vendore për vitin 2017, regjistruan një vlerë prej 75.8 miliardë lekë, në rritje me rreth 23% krahasuar me një vit më parë, apo 14.2 miliardë lekë më të larta.

Nëse nga kjo vlerë, do përjashtohet transferta e pakushtëzuar nga qeveria qendrore, të ardhurat mbi të cilat 61 bashkitë në vend ushtrojnë kontroll të plotë u regjistruan në 43.5 miliardë lekë.

 

 

Login to post comments