Nga Luçiano Boçi
Ministrja Kumbaro na kishte bërë një status “bombë”, pas debatit për Teatrin. Gjithmonë sipas mendjes së saj.E kishte titulluar “me sintaksë”, Llafet i merr era, puna mbetet....n.q.s nuk bie shiNë fakt ishte status tërkuzë....Merrte e rimerte, thurte e çthurte disa herë sharjet për opozitën dhe lavdërimet për veten që ç’të të them...Punë e rëndë kjo e Ministres po e prekshme ama.Kishte shfaqur madje pasion për thënien e Fishtës “dokrra hini”, pasi e ka dëgjuar nga liderri i vet, mgjs shtëpinë muze ja ka lënë rrafsh Fishtës, në mëshirë të fatit.Nuk ka faj se e magjeps shtëpia e diktatorit që e restauroi tak-fak, sa u bë ministre dhe tek e cila nuk i kursen buzëqeshjet vesh më vesh.Po si s’na kishe shkruar një fjalë për teatrin kombëtar, moj ministrja jonë?!Po si nuk the një fjalë të mirë për artistët, moj ministrja jonë, që tash tre muaj merren me VKM tënde “të pistë” të 2017, që i hap rrugë shembjes së zemrës kulturore të Tiranës dhe rrëmbimit të pronës publike?!Po si nuk përmende urat që zhduke me një rrebesh shiu dhe fortunë ere, moj ministrja jonë?!Po si nuk përmende Butrintin që po e qoftëzon, Gjirokastrën që po e shemb, Kishat e Voskopojës që po i shkatërron, Xhaminë e Plumbit që po e degradon?!Po qenke flokëgjatē, moj ministrja e Ramës!Po do mbetesh Ministrja më antikulturë, moj e Ramës!Po ligji i Trashëgimisë nuk është testament i objekteve që ke zhdukur, moj ministrja e ikonave “të burgosura”!
p.s fjala “moj” nuk ka qëllim fyes. Është për analogji.