Ad imageAd image

Berisha për lirimin e Frrokut: “Forca e krimit” korri një fitore spektakolare

2 min lexim

Lirimi i Mark Frrokut ka sjellë një sërë reagimesh nga selia blu dhe jo vetëm.

Ish- kryeministri Berisha, me anë të një statusi në Facebook , shprehet se lirimi i Frrokut, i cili ishte dënuar më 12 vjet heqje lirie për vrasje nga Gjykata e Apelit në Bruksel, ishte një fitore spektakolare e forcës së krimit.

“Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetuesi Edvin Kristaq Droga, nën moton ‘poshtë ligji’ dha sot verdiktin e tij!, shkruan Berisha.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Sakaq, ai akuzon Saimir Tahirin për fshehjen me urdhër të Ramës për 8 muaj të mandat arrestit të dërguar nga Interpoli, dhe Fatmir Xhafën për noterizimin e fitores.

“Në narkoshtet, narkosët po brohorasin “poshtë, ligji rroftë Edvini”!, shtoi në mbyllje Berisha.

 

Statusi i plotë:

 

Sali Berisha

Just now · 

“Forca e Krimit” korr nje fitore spektakolare te re!

Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi Edvin Kristaq Droga nen moton ‘poshte ligji’ dha sot verdiktin e tij!

– Ai vendosi sot ne gjykaten e Fierit lirimin nga burgu te mikut te tij besnik Mark Frroku, i cili eshte i denuar 12 vjet per vrasje nga Gjykata e Apelit, Brukselit.
– Shtojme ketu se Saimir Trafiku, me urdher te Rames fshehu per 8 muaj mandat arrestin e Frrokut te derguar nga interpol.

Kete fitore e noterizoi menjehere Fatzi Xhafa!

Ne narkoshtet, narkoset po brohorasin “poshte, ligji rrofte Edvini”! sb

Ndani këtë artikull