Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa më pas u zhvendosen para kryeministrisë.
Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”, janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë. Ata mbanin në duar veç pankartave, edhe foton e 32-vjeçarit nga spitali, me pranga në duar
Pas afro një ore tubim, ata e kanë mbyllur protestën duke paralajmëruar se do të vijojnë sërish.Një nga të rinjtë që ka udhëhequr tubimin e sotëm për vdekjen e Lear Kurtit bëri me dije se protesta do të vijojë edhe të hënën, duke theksuar se orari i grumbullimit do të bëhet me dije orët në vijim përmes rrjeteve sociale

