Ad imageAd image

Jo në luftën kundër drogës dhe krimit, por ja në çfarë pikash ka përparuar Shqipëria sipas Tusk

1 min lexim

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk është shprehur se dy pikat në të cilën vlerëson maksimalisht Shqipërinë  janë “miqësia” me perëndimin dhe toleranca fetare.

Në deklaratën e tij, ai renditi pozicionimin e palëkundshëm të Shqipërisë krah aleatëve Europianë dhe Shteteve të Bashkuara. Si shembull solli reagimin pas sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-agjentit rus, Sergei Skripal.

“Shqipëria e tregoi me rastin Skripal se është një nga partnerët me besnikë të Bashkimit Europian”, tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pika tjetër ishte toleranca fetare.

“Vlerësoj markën unike të Shqipërisë për tolerancën fetare dhe bashkëjetesën. Këto janë themelet që mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët dhe kam ndjesinë personale se jeni më europianë ju këtu se disa europianë të BE-së”, deklaroi kreu i Këshillit Europian.

Duket se këto janë të vetmet pika ku Shqipëria ka përparuar, pasi lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar, jo vetëm që nuk po përparon, por ka ngadalësuar ritmet e saj duke shtuar trafikun e lëndëve narkotike dhe rritur kriminalitetin në vend.

Ndani këtë artikull