Ad imageAd image

Jo vetem shperthim, por dhe krisma armesh ne zyren e kryebashkiakut të Ramës

1 min lexim

Plagoset kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcnews.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.
Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.

Ndani këtë artikull