Ad imageAd image

Jorida Tabaku i përgjigjet Arben Ahmetajt: Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë shqiptarë

1 min lexim

 

“Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%”.

Kjo është përgjigjja e ish-deputetes Jorida Tabaku për ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili sot sulmoi programin ekonomik dhe premtimet e PD.
Tabaku thekson se Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë.
Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë.
Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eliminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë”, deklaron Tabaku

Ndani këtë artikull