Ad imageAd image

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit është grusht shteti, të merren masa, rrezikohet lufta

1 min lexim

Edi Rama është shndërruar në një rrezik të jashtëzakonshëm për stabilitetin politik dhe paqen sociale në vend. Ai tashmë rrezikon të bëhet edhe sebepi i destabilizimit të të gjithë rajonit.

Rama njihet për dashurinë e tij për diktatorët dhe dëshiron të bëjë çdo gjë për të kapur gjithçka.  Kryeministri do me çdo kusht e mënyrë të marrë me 30 qershor të gjitha bashkitë, kur nuk ka opozitë në garë.

Por me vendimin e fundit të Kryesisë së Partisë Socialiste për nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Rama po tregon edhe një herë se ai po mëton ta ccojë vendin në luftë.  Kryeministri nuk zbaton vendimin e presidentit të Republikës, që është i vetmi person me Kushtetutë që përfaqëson unitetin e Kombit. Rama do me çdo kusht konfliktin civil.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rama po e çon vendin drejt humnerës me grushtin e shtetit që po tenton të bëjë me institucionin e Presidencës.

Të gjithë ndërkombëtarët duhet të reagojnë sa më parë. Në rrezik është shumë! Jo vetëm Shqipëria por një luftë në këtë vend e eksporton destabilitetin në të gjithë rajonin tonë të brishtë që nuk i ka mbushur dy dekada që shijon paqen! Redaksionale 

Ndani këtë artikull