Ad imageAd image

Këshilltari gjerman, Henze: Basha kërcënon CDU dhe Doris Pack. Të përjashtohet nga PD në 11 Dhjetor

2 min lexim

 

Këshilltari gjerman që ka punuar pranë PD, Martin Henze ka dënuar deklaratat e Lulzim Bashës në adresë përfaqësuesve të CDU-së dhe Doris Pack, kryetare e Unionit të Grave në Partinë Popullore Europiane.

Përmes një postimi, Henze shkruan se Basha ka lëshuar mesazhe kërcënuese drejt Doris Pack dhe koelgëve të saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai thotë se Basha duhet të përjashtohet nga PD në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, jo vetëm për dëmtimin e interesave të PD-së, por për tentativën për të minuar raportet e saj me organizatat ndërkombëtare, siç është PPE në këtë rast.

Postimi
Kryetari në detyrë i PD, autokrati Lulzim Basha po kërcënon tani edhe përfaqësuesit e CDU-së dhe kryetaren e Unionit të Grave në Partinë Popullore Europiane njëherazi drejtuese e Fondacionit “Schumann”, Doris Pack. Ai i shkroi asaj pasi kolegët e mi të partisë kritikuan veprimet joligjore kundër deputetit të PD Sali Berisha në një intervistë ditën e djeshme… ‘Është për të ardhur keq dhe shumë e dëmshme për atë çfarë ata përfqësojnë…’

Zoti Basha, mjaft, mos kërcënoni institucionet europiane dhe përfaqësuesit e partive europiane. Përmbahuni nga masakrimi i ne, demokratëve.

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Shqipërisë (Kuvendi Kombëtar), duhet të shqyrtojë gjithashtu në 11 dhjetor 2021 përjashtimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha për sjellje dëmtuese partiake, jo vetëm ndaj anëtarëve të PD, por tashmë edhe ndaj organizatave, të Partive Popullore Europiane. Sjellja anti-europiane, e cila dokumentohet këtu në një mënyrë të justifikueshme, duhet të jetë e mjaftueshme. Bisedimet e mëtejshme me këta persona në nivel europian tashmë nuk mund të mendohen

Ndani këtë artikull