Ad imageAd image

Komiteti i Helsinkit/ Procesi jotransparent i Vetingut, kërcënim për drejtësinë shqiptare

3 min lexim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në raportin e tij “Vettingu në vëzhgimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit” për periudhën shtator 2017 deri në prill 2018 kritikon ritmin e ngadaltë të vetingut dhe  lajmëron se kjo mund të përbëjë një kërcënim për aksesimin e drejtësisë nga qytetarët:

Vonesat për ngritjen në kohë e këtyre Këshillave kanë krijuar ngërçe në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, në emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë, si dhe në ngritjen në kohë të institucioneve të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Periudha tranzitore e reformimit të institucioneve ekzistuese të drejtësisë nuk duhet të pengojë aksesin e shtetasve në drejtësi dhe as të çojë sistemin ekzistues të drejtësisë qoftë dhe përkohësisht në kolaps apo mosfunksionim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në raport, KSHH vë re se shpeshtësia me të cilën po zhvillohen dëgjesat nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ndodhin një herë në javë, edhe pse numri i anëtarëve të KPK-së mundëson edhe 4 dëgjesa paralele.

KSHH ka kritikuar Ambasadorin amerikan dhe anëtarin e Bordit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Donald Lu, i cili ka sulmuar hapur Ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, çështja e të cilit do të shqyrtohet në Kolegjin e Apelimit (KA):

Çdo person, pavarësisht nga pozita zyrtare apo statusi publik duhet të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë subjekt i vettingut, duke shmangur çdo formë reagimi që mund të perceptohet si ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të vettingut.

Në të njëjtën kohë, KSHH ka vënë re se disa nga institucionet të cilat ndihmojnë në procesin e vetingut nuk i bëjnë tërësisht publike procedurat e tyre, në shkelje të ligjit të vetingut:

Procesi i vettingut vijon të shoqërohet me një mungesë të theksuar transparence nga organet ndihmëse për publikun e gjerë, [..] Dy prej këtyre organeve ndihmëse, përkatësisht ILDKPKI dhe DSIK nuk po zbatojnë vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit [..].Argumentat e këtyre dy organeve për mosdhënien e informacionit vijnë sërisht në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të vettingut.

Ndani këtë artikull